Zemaj: Menaxhementi i KEDS-it po injoron kërkesat e punëtorëve

14 shtator 2018 | 15:41

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, përmes një postimi në llogarinë e vet në “Facebook” ka shkruar se menaxhementi i KEDS-it është duke injoruar kërkesat e punëtorëve të cilët në vazhdimësi kanë kërkuar tretman të dinjitetshëm në bazë të punës dhe aktivitetit të cilin e bëjnë me mund dhe sakrificë jo tani por edhe në të kaluarën.

“Punëtorët detyrohen që të protestojnë për kërkesat e tyre të cilat janë të garantuara me ligj dhe kontratën kolektive por KEDS-i mban qëndrimin inferior duke konsideruar menaxhimin si diçka të cilën e kanë fituar dhe mund të përdorin fuqinë punëtore sikurse të ishin njerëz të dorës së dytë dhe duke iu mohuar të drejtat e tyre të trajtimit me dinjitet. Kjo është pasoj nga privatizimi i keq, për interesa grupore dhe ku sot e kësaj dite nuk ka sjell të mira për Kosovën dhe punëtorët të cilët kanë shkrirë mund për ta mbajtur gjallë këtë aset të rëndësishëm ekonomik të Kosovës”, ka shkruar Zemaj.

Ai ka kërkuar që kjo praktikë të ndërpritet dhe që punëtoret të gëzojnë të drejtat e tyre legjitime, dhe njehësh të ndalen praktikat diskriminuese të KEDS-it në të gjitha aspektet.

“Personalisht përkrahu zërin e arsyes së protestës së këtyre punëtorëve dhe urgjentisht Qeveria duhet të interferoj në zgjidhjen e këtyre kërkesave legjitime dhe kuptimplota”, ka thënë Zemaj.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kevin De Bruyne nuk është në shitje dhe klauzola e…