Zemaj: Mërgata dhe LDK janë një, të pandashme për fuqizimin e atdheut dhe kombin

23 nëntor 2025 | 11:38

Ish-deputeti i LDK-së, Armend Zemaj, ka shkruar në “Facebook”: “Një mbrëmje plot energji dhe frymë bashkimi me LDK-në në Bruksel!”.

Ai ka theksuar se në këtë takim kujtuan me krenari trashëgiminë shqiptare dhe traditën e LDK-së, që ndër vite ka mbajtur gjallë zërin dhe vlerat tona kombëtare në çdo organizim të saj.

“Mërgata dhe LDK janë një, të pandashme për fuqizimin e atdheut dhe kombin. Së bashku, vazhdojmë të ndërtojmë të ardhmen që e meritojmë. Faleminderit Bahtir Kastratit, kryesisë dhe gjithë veprimtarëve për këtë organizim. Shihemi në festen e madhe më 28 dhjetor!”, ka shkruar Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjyqi ndaj ish-krerëve të UÇK-së - Hashim Thaçi, Kadri Veseli,…