Zemaj: Nëse shkojmë në izolim, Qeveria të jep dorëheqje

21 janar 2022 | 13:39

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është shprehur kundër izolimit për shkak të shtimit të rasteve me Covid.

Në një konferencë për medie, ai ka thënë se nëse Qeveri merr vendim për izolim, ajo duhet të shpall  falimentimin e saj dhe të japë dorëheqje.

“Ta luftojmë me hapje të kontrolluar, sa herë kjo qeveri është vënë para krizave dhe para panikës së masave, efektiviteti i tyre ka qenë izolimi, nëse shkojmë direkt në izolime të proklamuara ashtu siç ka thënë qeveria , më mirë ta shpall falimentimin e saj të japë dorëheqje dhe të vijnë njerëz që janë kompetent”, ka deklaruar Zemaj.

Ai e ka ftuar Qeverinë që të merret më seriozisht me pandeminë.  “Nga paaftësia e tyre enorme qeverisëse ka rritje enorme edhe të rritjeve të rasteve pozitive. I bëjmë apel Qeverisë që të merret seriozisht me pandeminë dhe me trajtimin e parandalimit të gripit sezonal. Punëtorët shëndetësorë janë duke u stërngarkuar dhe po përballen me fluks të madh të pacientëve. Mungesa e përkrahjes nga Qeveria edhe me medikamente sa bëhet edhe më e rënduar”, ka deklaruar ai.

Sipas tij, Qeveria vazhdimisht duhet ta ketë prioritet  luftën kundër pandemisë. “Ky kryeministër ka besuar dhe proklamuar se me ardhjen e tij në pushtet edhe Covidi ka filluar të zhduket. Kjo qeveri u tregua e paaftë, ndërsa me qytetarët e padrejtë. Me keqmenaxhimin e saj gati sa nuk na infektojë të gjithëve. Kjo qeveri që heronjtë e luftës kundër pandemisë i ka trajtuar me lëmoshë, kjo qeveri që ka ulur buxhetin për Ministrin e Shëndetësisë, afërsisht më pak se 60 milionë euro, dhe kjo qeveri i largoi në pikun e pandemisë afër 600 profesionistë shëndetësorë. Në kohën kur më së shumti na duheshin vaksinat, ajo i hidhte. Ka dëshmuar mungesë respekti për punën e profesionistëve shëndetësorë, ata po ikin jashtë vendit si kurrë më parë”, ka deklaruar ai.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në intervale…