Zemaj paralajmëron masa të reja për festat e fundvitit

01 dhjetor 2020 | 22:11

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se mund të ketë edhe kufizime tjera në festat e fundvitit.

“Do të shohim për aktivitet e qytetarëve të ditëve në vijim. Do t’i përcjellim aktivitetet që nuk po respektohen sipas manualit për festat e fundvitit, pastaj do të marrim masa”, është shprehur Zemaj në T7.

Zemaj thotë se masat e ndërmarra për parandalimin e përhapjes së Covid-19 kanë dhënë efekt.

“Rezultatet janë të dukshme. Projeksionet e Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik të Kosovës ishin që ne pothuajse për dy javë ose një 10 ditësh kishim një mijë e më shumë raste pozitive nëse do të vazhdohej pa mbyllje”, ka thënë Zemaj.

“Kulmi ka ardhur në një ditë kur kishim diku 927 raste. Prej asaj pjesë lakorja shkoi duke u stabilizu”, shtoi ai.

“Numri i shëruarve ditëve të fundit është më i lartë se numri i të infektuarve dhe kjo është ajo lëvizja pozitive me masat në fuqi. Adresimi është që masat të vazhdohen”, ka deklaruar ministri.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputetja e PDK-së thotë se Kurti e Veliu diskursin e…