Zemaj: Së shpejti do të bëhet realitet funksionalizimi i Spitalit të Podujevës

08 shtator 2020 | 12:31

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka thënë se së shpejti do të bëhet realitet funksionalizimi i Spitalit të Podujevës dhe ndërtimet shtesë sipas plan projektit.

“Së shpejti do të bëhet realitet funksionalizimi i Spitalit të Podujevës dhe ndërtimet shtesë sipas plan-projektit, për këtë sapo biseduam së bashku me z. Agim Veliun, ministër i Punëve të Brendshme, dhe z. Nexhmi Rudarin, nënkryetar i Podujevës. Gjatë takimit të sotëm, përkitazi për këtë projekt elaboruam në hollësi se si të funksionalizohet pa vonesa, i cili është i bazuar në nevojat dhe kërkesat e kësaj komune”, ka thënë Zemaj pas takimit.

“Pashmangshëm folëm edhe për prioritetet aktuale të qeverisjes së institucioneve qendrore dhe lokale, për situatën epidemiologjike si dhe menaxhimin tutje edhe në komunën e Podujevës”, ka thënë ai.

Zemaj ka theksuar se me Ministrinë e Punëve të Brendshme si dhe me autoritetet e Komunës së Podujevës kanë koordinim të shkëlqyeshëm ndërinstitucional. “Së bashku edhe me akterët e tjerë po angazhohemi maksimalisht për ta tejkaluar situatën e pandemisë dhe për të realizuar projektet e parapara”, ka deklaruar Zemaj.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
India dhe Kina kanë bërë akuza të ndërsjella për veprime…