Zemaj: ShBA-ja të ushtrojë ndikim në përkrahjen e Kosovës për në rrugën euroatlantike

05 shkurt 2020 | 22:50

Armend Zemaj, deputet i LDK-së, gjatë një vizite në ShBA ka takuar ish-guvernatorin David Beasley, tani drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit në Kombet e Bashkuara.

Zemaj ka treguar se ka njoftuar ish-guvernatorin me gjendjen aktuale në Kosovë, për sukseset, për sfidat dhe me procesin e integrimit rajonal e ndërkombëtar të Republikës së Kosovës, raporton “Epoka e re”.

Më poshtë mund ta lexoni shkrimin e Zemajt:

Në kuader të vizitës në SHBA, në një pritje të ngrohtë nga ish-Guvernatori David Beasley, tani drejtor ekzekutiv i Programit Botëror të Ushqimit në Kombet e Bashkuara.
z.Beasley e njoftuam me aktualitetin në Kosovë, të arriturat dhe sfidat dhe me procesin e integrimit rajonal dhe ndërkombëtar te Republikës së Kosovës. Njëherit kërkuam që përkundër fokusit të SHBA-ve në temat globale, të ushtrojë ndikimin e tij në përkrahjen e Kosovës në rrugën e saj EuroAtlantike./Epoka e re/

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Lazio e Thomas Strakoshës nuk ka shkuar më shumë se…