Lazio ndalet në barazim nga Verona

05 shkurt 2020 | 22:50

Lazio e Thomas Strakoshës nuk ka shkuar më shumë se një barazim pa gola në shtëpi ndaj Veronës së MarasKumbullës dhe Amir Rrahmanit, duke humbur një shans të artë për të vënën në presion Juventusin dhe për të kaluar Interin.

“Bardhekaltrit” kishin mundësinë që të shkonin në 52 pikë, vetëm dy më pak se kampionët dhe një më shumë se zikaltrit. Gjithsesi, Verona konfirmohet dhe një herë si një ndër ekipet më në formë të momentit, teksa fundjavën e kaluar ndali edhe Milanin në “San Siro” në barazim 1-1.

Sfida ishte mjaft e ekuilibruar me raste për të dyja ekipet, por që në asnjë moment nuk u konkretizuan.

Pjesa e parë ishte më e mirë për vendasit, që krijuan disa raste, ndërsa në fraksionin e dytë, Verona e nisi shumë herë më mirë. Në fund, të besuarit e Inzaghit krijuan përsëri mundësi mjaft të mira, por Immobile nuk arriti t’i konkretizonte. Kështu, Lazio mbetet në vendin e tretë me 50 pikë, 1 më pak se Inter dhe 4 më pak se Juventus i vendit të parë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Deputeti i AAK-së Shkumbin Demaliaj akuzoi se kryeministri Albin Kurti…