Zemaj takohet me anëtarët e Bordit këshillëdhënës për luftën kundër Covidit
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj është takuar me Bordin këshillëdhënës për luftën kundër Covid-19, i cili drejtohet nga mikrobiologu Lul Raka.
Me këtë rast, Zemaj ka bërë me dije se në këtë takim është analizuar gjendja e krijuar me pandemi, derisa ka thënë se janë prezantuar edhe fakte shkencore se si të reagohet në javët në vazhdim për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes më të madhe të këtij virusi.
“Në takimin me anëtarët e Bordit këshillëdhënës për luftën kundër Covid-19, me prof. dr. Lul Rakën, kryesues, analizuam gjendjen e krijuar nga pandemia, u prezantuan faktet shkencore, opinionet dhe propozimet se si të reagohet në javët në vijim për të menaxhuar dhe parandaluar përhapjen e virusit. Sikurse biseduam për realizimin e këshillave të dhëna nga ky bord. Jemi në prag të fillimit të vitit të ri shkollor, andaj të gjitha vendimet tona do të jenë të bazuara sipas këshillave të profesionistëve”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.
https://www.facebook.com/zemajarmend/posts/3310068892373301



