Zemaj thotë se Kosova ka siguruar 1 milion e 220 mijë vaksina anti-Covid

10 janar 2021 | 16:02

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë me dije se Kosova ka arritur të sigurojë 1 milion e 220 mijë vaksina anti-Covid, raporton “Epoka e re”.

“Edhe një herë ju siguroj qytetarë të vendit tim që tashmë kemi siguruar 1,220,000 vaksina anti-Covid.
Deri në arritjen e vaksinave anti-Covid, të vazhdojmë t’i respektojmë masat, të mos i ngarkojmë institucionet shëndetësore dhe të gjithë të hospitalizuarit jo vetëm me Covid por edhe për nevojat dhe shërbimet tjera shëndetësore”, ka shkruar ministri Zemaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Ai ka falënderuar qytetarët për bashkëpunimin e deritanishëm që kanë treguar me institucionet e vendit, për respektim të masave anti-Covid.

“Ju ftoj që edhe më tej të vazhdojmë bashkë luftën kundër Covid-19. Jam përpjekur maksimalisht që kuadrit profesional dhe shumë të përkushtuar, t’i shtohen 1 500 specializantë, punësimin e të gjithë mjekëve të papunë, si dhe shtimin e personelit shëndetësor për 608 punonjës. Kuadri profesional, ka gjetur angazhim të plotë në sistemin shëndetësor të vendit dhe largimi i mjekëve nga Kosova është zvogëluar shumë duke gjetur këtu perspektivën”, ka shkruar ministri Zemaj.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar për parashikimin e motit…