Zemaj thotë se LDK-ja ka njerëz me potencial për president të vendit

22 shkurt 2026 | 11:10

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është pyetur për çështjen e zgjedhjes së presidentit, i cili për këtë temë tha se “negociatat u takojnë subjekteve politike”.

Ndërsa, i pyetur nëse LDK do të ketë këndidatin e vet për president, Zemaj tha se “akoma nuk ka vendim politik”, duke vlerësuar se në partinë e tij ka njerëz me potencial për pozita të larta shtetërore.

“Negociatat u takojnë subjekteve politike apo hapja e një teme si do të mbarëvahet a do ta ketë konsensusin e një emri që propozohet. I takon çdo subjekti politik parlamentar që duhet të jetë pjesë e zgjidhjes së presidentit…Negociatat i takojnë subjekteve politike”, tha Zemaj për KosovaPress.

“Nuk është bisedu që a do të kemi kandidat, gjithmonë kemi pas potencial që të kemi njerëz që janë shembull në udhëheqje e lidership, qoftë për president a kryeministër…Nuk ka vendim politik të LDK-së”, u përgjigj Zemaj kur u pyet nëse LDK-ja ka kandidat për president.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Hagë, 18 shkurt 2026 I nderuar Kryetar i Trupit Gjykues,…