Zeneli mund të rikthehet në Suedi  

24 janar 2024 | 16:06

Anëtari i Përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli është larguar nga Adana Demirspor dhe momentalisht është futbollist i lirë.

“Sportbladet” raporton se 28-vjeçari është afër marrëveshjes me ish-klubin e tij të dikurshëm nga Suedia, IF Elfsborg.

Te ekipi suedez, Zeneli u rrit si futbollist. Ai ishte larguar nga kjo skuadër në vitin 2016, duke u transferuar në Heerenveen të Holandës për 1 milion euro.

Një lëvizje e tillë e Zenelit do i bënte dëm karrierës së tij si futbollist, duke e ditur se sa ka vlerë liga e Suedisë.

Kujtojmë që gjatë vitit 2019, Arbër Zenelin e kërkonte dhe Chelsea dhe ishte afër transferimit për pesë milionë euro.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Instituti për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS) e ka…