Superliga e Kosovës e 43-ta në renditjen e IFFHS, Superiorja e Shqipërisë dy pozita më lartë

24 janar 2024 | 15:55

Instituti për Histori dhe Statistika të Futbollit (IFFHS) e ka publikuar së fundmi renditjen vjetore të ligave nacionale më të mira në botë.

Në vitin 2023, Superliga e Kosovës e ka marrë një vend mjaft të lakmueshëm. Liga elitare e Kosovës ka përfunduar në pozitën e 43-të në renditjen që llogaritet nga 1 janari 2023 deri më 31 dhjetor të vitit që shkoi. Kosova ka përparuar për 13 pozita pasi liga e këtushme në vitin 2022 ishte në vendin e 56-të.

Superliga e Kosovës u vlerësua me 402,75 pikë në vitin që sapo përfundoi. Pa dyshim, suksesi i jashtëzakonshëm i Ballkanit në Ligën e Konferencës ka bërë që liga kosovare të ketë ngritje të madhe në këtë renditje. Ndërkaq, dy pozita përpara Superligës së Kosovës gjendet Superiorja e Shqipërisë, e cila është e 41-ta, me një përparim prej 25 pozitash pasi në vitin 2022 ishte e 66-ta.

Superiorja e mbylli vitin 2023 me 410,5 pikë. Sa i përket renditjes së përgjithshme, Serie A italiane u shpall liga më e mirë në botë për të 12-ën herë në histori në renditjen e IFFHS-së që daton që nga viti 1991.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se hapja e…