Zeneli: Publikimi i punimeve nëpër revista fiktive prek pjesën meritore

18 shtator 2018 | 20:56

Profesori i Universitetit të Gjakovës, Lulzim Zeneli, ka thënë se ka disa revista që bëjnë publikime shkencore dhe të cilat nuk janë kredibile.

Javët e fundit revista indiane, “International Journal of Pharmaceutical Review and Sciences and Research” ka dalë të jetë e tillë.

“Kemi ardh në përfundim se revista në fjalë nuk ka kredibilitet. Krejt ajo që botohet nuk i nënshtrohet një recensioni meritor. Nuk flasim për nivelin e punimeve, por flasim për recensionin e brendshëm. Kjo revistë nuk i përmban këto dhe në të cilët botojnë persona nga vendet aziatike”, ka thënë Zeneli, njofton Klan Kosova.

“Për herë të parë që jam njoftuar me këtë revistë është qershori i këtij viti. Kam ardh në përfundim se revista nuk është kredibile dhe që nuk bën recension. 6 – 9 muaj është periudha e publikimit. Por në revistën në fjalë kam parë që për 13 ditë janë publikuar katër punime. Periudha e publikimit që kemi dërguar ne është dyditore. Për këtë periudhë as nuk mund të caktohen njerëzit kompetent për të bërë recension”, ka shtuar ai.

Zeneli që ka dërguar një “punim” me emër “Rrush Kalaveshi” në bashkëpunim me organizatën ORCA për të nxjerr në pah kredibilitetin e revistës indiane ka thënë se aty ka parë punime të individëve nga Kosova që trajtojuni tematika të viteve të 50-ta.

“UP ka vite që promovon hapjen ndaj kuadrove të reja që mund të japin kontribut si na aspektin shkencor dhe pedagogjik. Në këtë konkurrencë dhe proces të përzgjedhjes preket pjesa akademike që kanë publikime serioze në revista kredibile dhe nuk mund të vendoset baraspeshë që nuk kanë kredibilitet. Me këto revista janë prekur edhe pjesa meritore”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish-drejtuesi i Gjykatës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Sokol Dobruna,…