Zeneli: Rikuperimi po ecën më mirë sesa kam menduar

27 dhjetor 2019 | 20:31

Futbollisti i skuadrës së Reimsit dhe përfaqësueses së Kosovës, Arbër Zeneli, vuan nga një lëndim tash e disa muaj, por duket se ai shumë shpejt do të jetë i gatshëm të kthehet në fushën e blertë.

Në një intervistë për faqen zyrtare të Reimsit, Zeneli është përgjigjur në tri pyetje: e para që kishte të bënte me procesin e rikuperimit.

“Rikuperimi po ecën më mirë sesa kam menduar. Stafi dhe skuadra më ndihmojnë shumë për rezultate më të mira. Në fillim unë nuk mund të bëja shumë dhe isha i frustruar, isha duke punuar vetëm me pjesën e sipërme të trupit. Pastaj, kur isha i gatshëm të vrapoja, ishte më e lehtë për evoluim”, ka thënë Zeneli. “Unë mund të bëj maratonë, mund të vrapoj edhe me ndryshime të drejtimit. Tani duhet të vazhdoj me qetësi dhe t’i bëj hapat finalë”, ka shtuar Zeneli. Rikthimi i Arbër Zenelit para ndeshjeve të marsit do të ishte një lajm i madh për Përfaqësuesen e Kosovës, e cila e zhvillon ndeshjen gjysmëfinale ndaj Maqedonisë Veriore në Shkup.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kompania ajrore “Japan Airlines” do të dhurojë 50 mijë bileta…