Zeqiri, afër zyrtarizimit te Brightoni

29 shtator 2020 | 15:06

Brighton & Hove Albion është shumë pranë që të kompletojë transferimin e Andi Zeqirit nga skuadra zvicerane, FC Lausanne-Sport.

Është raportuar se 21-vjeçari iu është nënshtruar ekzaminimeve mjekësore të hënën dhe është në prag të zyrtarizimit – bën të ditur “The Argus”. Skuadra italiane, Parma, ka qenë favorite për nënshkrimin e Zeqirit para se të dilte në skenë Brightoni.

Klubi anglez është i interesuar të bëjë përforcime para mbylljes së afatit kalimtar veror, sidomos në fazën ofensive. Zeqiri ka lënë përshtypje të mirë me skuadrën e Lausanne në edicionin e kaluar, duke shënuar 22 gola në të gjitha garat dhe ekipi i tij u promovua në Superligën e Zvicrës.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare…