Zeqiri: Do të betohem në Çabër, objekti komunal s’është liruar ende nga strukturat paralele

24 maj 2023 | 23:30

Kryetari i ri i Zubin Potokut, Izmir Zeqiri i cili pritet të betohet nesër, ka treguar se betimin e tij nuk do ta bëj në objektin e komunës, por në fshatin Çabër, aty ku është zyra e regjistrimit të popullsisë.

Ai ka thënë se ky vendim ka ardhur në bashkëpunim me Ministrinë e Administrimit të Pushtetit Lokal.

Nesër do të mbahet asambleja në zyrat komunale për komunitete që janë të vendosura në Cabër. Nuk do të ndodhë në Zubin Potok, më në fund jemi dakorduar së bashku me Ministrinë e Pushtetit Lokal me rekomandimet e tyre për t’u mbajtur në këto lokacione. Meqenëse ku do të mbahet kjo seancë, shërben për të gjithë qytetarët e Zubin Potoku ku është zyra e regjistrimi civil, për 10 mijë qytetarët.”, ka thënë ai në “POLITIKO”.

Tutje ai ka thënë se ky vendim s’ka ardhur nga frika, po për shkak se në objektin komunal ende janë të vendosura struktura paralele.

“Nuk bëhet fjalë për frikë, hezitim. Nuk është e njëjta, por tani kur po flasim e dimë që nuk është liruar objekti atje. Atje është një objekt i stërmbushur që punojnë me zyrtar që punojnë në të ashtuquajturin sistemin paralel, dmth s’është liruar objekti. Ne e dimë si është situata në atë objekt dhe kështu ka vendosur Qeveria. Po sipas informacioneve nesër do të betohen edhe kryetarët e tjerë, në Zubin Potok dhe Zveçan do të mbahen në këso zyre. Unë po flas për Zubin Potokun do të mbahet në asamblenë për komunitete, ka mjaftueshëm vend. Lokalitet nuk i di për vendet tjera, por e di që në të njëjtën orë do të mbahet edhe në Zubin Potok edhe në Zveçan.”, ka thënë ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ish komandanti i UÇK-së, Lahi Brahimaj ka thënë në emisionin…