ZËRI I LIRISË NË MËRGIM

11 prill 2026 | 14:13

(Heroit Kadri Zeka në 45 vjetorin e Pranverës së Madhe ’81)

Saime Isufi

Dyzet e pesë pranvera mbi atë kushtrim,
që ndezi një komb në zjarr e në dritë,
nga demonstratat e vitit ’81 në Kosovë jehon thirrja:
“Kosova Republikë!”, betim që s’vdes kurrë në shpirt!

Në Bernë u ngrite si zë i stuhisë,
në Gjenevë si rrufe që qiellin e çan,
Frankfurti e Dyseldorfi u bënë jehonë,
që thirrjen tënde përjetë e mban.

Në Vjenë si flamur u ngrit ideali,
në Bruksel si kushtrim për liri,
në Cyrih ndeze dritën e gjallë,
që sot pas 45 vitesh ende rri.

“Kosova Republikë!”, zë që s’u tret,
që çau errësirën, që theu çdo prangë,
nga gjaku yt u bë dritë e vërtetë,
që rritet në breza, që kurrë nuk ndal.

Në mërgim u bëre flamur i gjallë,
me shpirt që s’thyhet, me hap që s’pushon,
i fale atdheut çdo frymë, çdo fjalë,
dhe emri yt sot në histori qëndron.

Ra trupi yt, por jo ideali,
ra si rrufe që qiellin ndriçon,
se kush bie për atdhe bëhet i gjallë,
në çdo brez ringjallet, dhe kurrë nuk mbaron.

Prandaj sot, në këtë përvjetor të shenjtë,
ne ngremë zërin me krenari të lirë:
Kosova Republikë!, amaneti yt i shtrenjtë,
Kosova e lirë, përgjithmonë pa zinxhir!

11.04.2026

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka thënë se Vjosa Osmani…