“Zëri Perëndimor i Kosovës” me rezolutë në Parlamentin e Zvicrës për Gjykatën Specialen

06 shtator 2023 | 18:47

“Zëri Perëndimor i Kosovës” do të përgatitë rezolutë në Parlamentin e Zvicrës për Gjykatën Speciale. Kështu ka bërë me dije drejtori i “Zërit Perëndimor të Kosovës”, veprimtari Sali Bislimi.

Ai ka bërë e dije se kjo rezolutë do të dorëzohet në sesionin parlamentar të Zvicrës që fillon javën e ardhshme.

“Takim pune me nënkryetarin e Partisë të Qendrës, Die Mitte /Le Centre, Senator i Dhomës së Lartë Federative, kolonel i Ushtrisë, mbështet propozimin tim, miku im dhe i Kosovës z. Charles Juillard! Presidenti Thaçi aktualisht është i paraburgosur në Hagë, në një nyje të vërtetë gordiane, pasi në këtë fazë duket se ndikimet e jashtme politike kundër – presidentit Thaçi ndërhyjnë në mbajtjen e një gjykimi të drejtë”, ka shkruar Bislimi në “Facebook”.

Ai ka shtuar se: “Në ankth për të respektuar rregullat themelore që kanë të bëjnë me një gjykim të paanshëm dhe të drejtë që kam shqetësime në këtë gjykatë, prandaj ‘Zëri Perëndimor i Kosovës’ paraqet rezolutë në parlamentin Zviceran në sesionin parlamentar që fillon javën e ardhshme. Nënshkruesit e kësaj rezolute do kërkojnë nga Këshilli Federal që të sigurojë që zhvillimi i gjykimeve aktuale kundër ish-liderëve politikë të Kosovës të zhvillohet me drejtësi. Drejtësia krijon paqen, padrejtësitë ndaj shqiptareve kanë përfunduar!”, ka shkruar veprimtari Sali Bislimi, i cili jeton dhe vepron në Zvicër.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Të paktën 16 civilë ukrainas janë vrarë dhe dhjetëra të…