Zëvendësauditori i përgjithshëm i Kosovës mori pjesë në Forumin CEF 2026 në Shkup

23 qershor 2026 | 11:01

Zëvendës Auditori i Përgjithshëm, Bezad Halilaj, mori pjesë në Forumin CEF 2026 me temën “Qeverisja në paqëndrueshmëri dhe ndërtimi i institucioneve publike rezistente”, të mbajtur më 22 qershor 2026 në Shkup, Maqedoni e Veriut.

Përfaqësues të lartë të institucioneve supreme të auditimit, bankave qendrore dhe institucioneve qeveritare diskutuan sfidat e qeverisjes në një mjedis gjithnjë e më kompleks dhe qasjet për ndërtimin e institucioneve më rezistente.

Gjithashtu, u trajtuan çështje rreth vendimmarrjes, koordinimit ndërinstitucional si dhe forcimit të kapaciteteve për zbatim efektiv të strategjive dhe politikave në shërbim të qytetarëve.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Një person është gjetur pa shenja jete të hënën në…