Zëvendëskryeministri Selmanaj del pozitiv në testin për Covid

04 gusht 2020 | 12:26

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e LDK-së, Driton Selmanaj, ka bërë me dije se ka dalë pozitiv në testin për Covid-19.

Selmanaj ka thënë se të gjitha obligimet qeveritare do t’i kryejë nga shtëpia.

“Të nderuar, dje e kam bërë testin për Covid-19 dhe sot më njoftuan që kam rezultuar pozitiv. Specialistët shëndetësor po më thonë që jam asimptomatik. Nga momenti i testimit jam izoluar dhe kështu jam i detyruar të qëndroj edhe për dy javët e ardhshme. Do përpiqem që të gjitha obligimet e punës ti kryej nga shtëpia”, ka shkruar Selmanaj në llogarinë e vet në “Facebook”. /Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24-orëve të fundit…