Zëvendëskryeministri Tahiri: S’kemi probleme me LDK-në

12 gusht 2020 | 13:31

Zëvendëskryeministri i Kosovës nga radhët e AAK-së, Besnik Tahiri, ka thënë se kanë marrëdhënie të shkëlqyeshme me LDK-në dhe se nuk ka pasur ashpërsim të tyre.

Ai ka thënë se do t’i forcojnë këto raporte meqë koalicioni qeverisës është ndërtuar me synim që të jetë afatgjatë. Tahiri ka theksuar se si partner të koalicionit qeverisës japin mendimin e tyre për çështje të rëndësishme, siç është ajo e dialogut, dhe sipas tij një partner i mirë e thotë mendimin me qëllim që ta ndihmojë procesin.

“Raporti në mes të LDK-së dhe AAK-së, si dy parti të qendrës së djathtë nuk është çështje, ne nuk kemi asnjë problem. Ne e kemi shumicën parlamentare, programet dhe qëllimet, qëndrimet, që i vendosim në raport me tema nacionale si dialogu i bëjmë në formën e një partneri. E partneri i mirë është që ta thotë mendimin me shkrim dhe ballafaqon me të në mënyrë që me ndihmuar. Pra ne nuk kemi çfarë me relaksuar as me ashpërsuar. Kemi marrëdhënie pune të shkëlqyeshme të cilat besoj që do t’i kultivojmë për shkak se ky koalicion kur është ndërtuar me bazën e një synimi afatgjatë. Dashtë Zoti të jetë kështu, nëse jo vazhdojmë tutje”, ka thënë Tahiri.

Në një konferencë për medie, pas një takimi me organizata joqeveritare, Tahiri ka thënë se raportet me LDK-në nuk janë shpresuar asnjëherë, duke përmendur që sot kanë zhvilluar një diskutim me kryeministrin Hoti përmes platformave online.

Mospajtimet në mes të partnerëve të koalicionit qeverisës kanë nisur kur shefi i ekzekutivit ka zhvilluar takim me presidentin e Serbisë në Bruksel, e në të cilin nuk e kishte marrë pranë Selim Selimin e AAK-së, ani pse si ministri i Drejtësisë ishte pjesë e delegacionit.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Koronavirusi po bën kërdinë në Amerikën Latine. Brazili është shteti…