Tahiri: Zbatoni rekomandimet e IKSHPK-së, do të ketë pasoja nëse shpallim gjendjen e jashtëzakonshme

12 korrik 19:22

Zëvendëskryeministri i Parë, Besnik Tahiri, ka thënë se nuk kanë propozuar shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme pasi do të kishte pasoja të mëdha për ekonominë. Mirëpo, ka thënë se gjendja aktuale nuk është e zakonshme dhe duhet të respektohen rekomandimet e IKSHPK’së.

“Sot, Qeveria e Republikës së Kosovës nuk propozoi shpalljen e “Gjendjes së Jashtëzakonshme”. Mirëpo, po vendosen masa strikte që duhet secili qytetar t’i zbatojë e respektojë. Sepse është në të mirën e shëndetit publik. S’ka alternativë tjetër pos respektimit të rekomandimeve të Institutit të Shëndetësisë Publike”, ka shkruar Tahiri në “Facebook”, pas mbledhje së Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Nuk duam dhe do të mundohemi deri në fund të mos bëjmë mbyllje të përgjithshme. Të mos i mbyllim kufijtë, të mos i mbyllim aeroportet sepse pasojat janë të mëdha. Në këtë situatë duhet shtuar kujdesin në secilën fushë dhe sidomos në gastronomi”, ka shtuar ai.

Tahiri ka thënë se për të ruajtur shëndetin e qytetarëve tanë kemi vendosur të ndalojmë të gjitha ahengjet në ambiente të mbyllura, pjesëmarrjen në varrime, të pamet dhe ndalimin e përkohshëm të ushtrimit të ushtrimit të riteve në objekte fetare.

“Gjithashtu, ditëve në vijim do të publikohen masat shtesë që do të targetojnë aktivitetet ku mund të ketë turma. Si vend dhe si shoqëri kemi kaluar beteja edhe më të vështira, por sot kemi të bëjmë me armik të padukshëm, andaj vetëm të disiplinuar duhet ta luftojmë bashkërisht”, ka shtuar ai.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Skuadra e Gjilanit vazhdon garën për titull në IPKO Superligën…