Zëvendëskryeministrja Balaj-Halimi: LV-ja nuk i ka nënshkrimet as për thirrjen e seancës

11 gusht 2020 | 23:14

Zëvendëskryeministrja e Kosovës, Albulena Balaj-Halimi, ka thënë se inicimi i mocionit për rrëzimin e Qeverisë Hoti nuk është serioz.

“VV-ja nuk i ka nënshkrimet as për thirrjen e seancës e lëre më ta rrëzojnë qeverinë. Ngritja e një mocioni në këtë kohë pandemie është e padrejtë, kur vetë ata deklaronin se nuk duhej rrëzuar Qeveria e kaluar e udhëhequr nga Kurti, për shkak të pandemisë”, ka deklaruar Balaj-Halimi në Kanal10.

Duke folur për menaxhimin e pandemisë nga ana e Qeverisë Hoti, Balaj-Halimi ka thënë se në kohën kur ishim të mbyllur ka qenë më e lehtë të menaxhohej pandemia.

“Qeveria aktuale ka qenë e detyruar, siç ka qenë e gjithë bota, që të bëhet hapja e ekonomisë. Kemi bërë atë që ka thënë IKSHPK-ja”, ka shtuar ajo.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Komisioni Evropian ka ndarë sot 100 milionë euro për Kosovën.…