Zëvendësministri Dedaj: Deportimi i ‘gulenistëve’ nga Kosova, rast johuman dhe kundërligjor

30 mars 2018 | 12:08

Zëvendësministri i parë i Punëve të Jashtme të Kosovës, Gjergj Dedaj, i cili është edhe lider i Partisë Liberale të Kosovës (PLK), ka reaguar pas ngjarjes së djeshme të deportimit të mësimdhënësve të kolegjit “Mehmet Akif” në Turqi me arsyetimin se nuk kanë pasur leje qëndrimi në Kosovë.

“PLK-ja reagon ashpër me rastin e deportimit të 6 gulenistëve nga Kosova për në Turqinë e diktatorit Erdogan, në mënyrë tinzare, dinake, johumane dhe kundërligjore. Kosova siç duket po rreshtohet në anën e diktaturave, duke treguar simptome të sindromit të Stokholmit dhe inkurajim për ofensivat e mbeturinave të Sllobodanit dhe Erdoganit, për ta bërë Kosovën vend konfliktesh dhe arenë terroristësh. Kosova nuk është vilajet turk as provincë serbe, por shtet demokratik, sovran dhe europerëndimor, e cila duhet të respektojë të drejtat humanitare, njerëzore, etnike dhe fetare, duke mos bërë pazare me diktatorë dhe neofashistë”, ka shkruar Dedaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kuvendi i Kosovës ka miratuar në lexim të dytë Projektligjin…