Zëvendësministri i FSK-së: Kosova është e sigurt dhe e mbrojtur

17 dhjetor 2018 | 12:56

Zëvendësministri i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), Burim Ramadani, ka pritur sot në takim shefin e Shtabit të KFOR-it, gjeneralin amerikan John C. Boyd  me të cilin ka biseduar për situatën e sigurisë në vend.

Me këtë rast Ramadani ka thënë se Kosova është e sigurt dhe e mbrojtur.

“Kënaqësi të pres në takim sot gjeneralin amerikan John C. Boyd, shef i Shtabit të KFOR-it. Kosova është e sigurt dhe e mbrojtur, ndërsa ambienti i qetë dhe i sigurt për të gjithë qytetarët pa dallim është angazhim i plotë”, ka shkruar Ramadani në llogarinë e vet në “Facebook”.

/Epoka e re/ 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale (MPMS), Skender Reçica, ka…