Zëvendësministri Kadriu me drejtorin e BERZh-it diskutojnë për zgjerimin e rrugëve regjionale

06 gusht 2019 | 17:24

Zëvendësministri i Infrastrukturës dhe Transportit, Rexhep Kadriu, bashkë me Argjend Zejnaj, shef i kabinetit të ministrit Pal Lekaj, kanë pritur të martën në takim drejtorin e BERZh-it në Kosovë, Neil Taylor.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte zgjerimi i rrugëve regjionale, me theks të veçantë hyrje-dalja në Gjilan-Prishtinë, Gjilan-Kllokot, hyrja në Prizren, si dhe mbarëvajtja e projektit Kijevë-Zahaq dhe krijimi i mundësive që punimet të fillojnë sa më parë.

“Investimet e huaja në Kosovë, përkrahja e projekteve nga organizata të rëndësishme botërore si BERZh-i, ndodhin vetëm kur shohin seriozitet në punë dhe qartësi në projekte. Ne po bëjmë përpjekje të vazhdueshme të dëshmojmë vullnet dhe seriozitet për ti realizuar shumë projekte që ndikojnë në përmirësimin e jetës së qytetarëve, dhe krejt kjo po ndikon të jemi në vëmendjen e këtyre organizatave. Nuk ka dyshim, Kosova është thuajse në përmbyllje të projekteve kapitale sa i përket infrastrukturës rrugore. Vendi ynë po bëhet i krahasueshëm me vendet tjera të zhvilluara”, ka thënë zëvendësministri Kadriu pas takimit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Manchester United  është afër nënshkrimit me Christian Eriksen, pasi Bruno…