Zëvendësministri Krasniqi: Mbështetja e MBPZHR-së po e stimulon sektorin e qumështit

26 shtator 2018 | 15:23

Zëvendësministri i Ministrisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, Mevludin Krasniqi, ka pritur të mërkurën në takim kryetarin e Shoqatës së Industrisë Përpunuese të Qumështit, Gani Durmishaj, me të cilin kanë diskutuar për zhvillimet e përgjithshme në industrinë e qumështit, si dhe për mbështetjen e ministrisë për avancimin e mëtejmë të kësaj industrie.

Me këtë rast, zëvendësministri Krasniqi i ka njoftuar ata më hollësisht për ecurinë e realizimit të Programit për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, në kuadër të cilit ai ka theksuar se kanë gjetur mbështesje të madhe fermerët e industrisë përpunuese të qumështit.

Ai i ka njoftuar ata se buxheti i ndarë për mbështeten e këtij sektori, si përmes granteve investive dhe subvencioneve, do të ndikojë që ky sektor të zhvillohet e po ashtu të rritet cilësia e prodhimeve vendore të qumështit.

Zëvendësministri Krasniqi u ka premtuar atyre që do të jenë partner serioz për MBPZHR-në në zbatimin e politikave dhe programeve mbështetëse për fermerët.

Në anën tjetër, kryetari i kësaj shoqate, Gani Durmishaj e ka falënderuar zëvendësministrin Krasniqi për pritjen dhe gatishmërinë e tij për të bashkëpunuar me këtë shoqatë, pasi që sipas tij në këtë mënyrë mund të arrihet zhvillimi dhe konsolidimi i sektorit të qumështit.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Oscar Tabarez rezulton se është mjeshtri i modestisë. Trajneri i…