Zëvendësministri Shkodra vizitoi klinikën e Psikiatrisë në QKUK

15 janar 16:01

Zëvendësministri i Ministrisë së Punëve të Brendshme Abduselami Shkodra, i shoqëruar nga Udhëheqësi i Sekretariatit të Strategjive, Naim Muja, qëndruan për vizitë pune në klinikën e Psikiatrisë në Qendrën Klinike Universitare, ku u priten nga drejtori i Klinikës, Shaban Mecinaj.

Më këtë rast zëvendësministri Shkodra, i cili njëherit është edhe Koordinator Kombëtar Kundër Drogave, theksoi se qëllimi i kësaj vizite është që të shihet nga afër puna që bëjnë akterët që janë të përfshirë në implementimin e Strategjisë Kundër Drogave.

Drejtori i Klinikës së Psikiatrisë, Shaban Mecinaj, e njoftoi zëvendësministrin Shkodra me punën që bëhet në këtë klinikë, sfidat me të cilat ballafaqohen, sidomos sa i përket trajtimit të sëmundjeve të varësisë përmes mënyrë së hospitalizimit. Ai tha se në vitin 2017, kanë pasur 117 hospitalizime të pacientëve me alkool dhe droga tjera.

Zëvendësministri Shkodra kërkoi nga të gjithë akterët e përfshirë në këtë luftë që të bëjnë përpjekje maksimale në mandatin dhe përgjegjësitë që kanë në kuadër të politikave shtetërore në parandalimin e konsumimit dhe shitjes së drogave.

Mecianj theksoi se kjo klinikë ofron bashkëpunim me qendrat tjera dhe kanë raporte të mira me organizatat jo qeveritare. Ai tha se nga viti 2012 në këtë klinikë trajtohen edhe pacientët me metadon.

Të dy bashkëbiseduesit u dakorduan që të ketë intensifikim të bashkëpunimit në mes të dy institucioneve, për të rritur efikasitetin e punës në përmirësimin e rezultateve në këtë fushë jashtëzakonisht të rëndësishme.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Trajneri Gani Sejdiu në sezonin vjeshtor punoi me Feronikelin dhe…