Zëvendësministri Zeka po qëndron për vizitë zyrtare në Shqipëri

26 qershor 2018 | 15:10

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, po qëndron ne një vizë zyrtare në Republikën e Shqipërisë, ku është takuar me zëvendësministren e Punëve të Brendshme të Shqipërisë, Rovena Voda.

Në këtë takim është diskutuar për intensifikimine bashkëpunimit në fushën e menaxhimit të migrimit.

Zëvendësministri Zeka ka shprehur mirënjohje për bashkëpunimin e deritashëm me Republikën e Shqipërisë dhe vuri në dukje se migrimi është një dukuri që nuk mund të menaxhohet vetëm nga një shtet, prandaj duhet të koordinohen veprimet për të menaxhuar në mënyrë të përbashkët nga shtetet e Ballkanit perëndimor.

Në këtë takim u vlerësua se shkëmbimi i informatave, ndarja e përvojave, si dhe ndërveprimi i mekanizmave shtetëror mes dy vendeve duhet të vazhdojë edhe më tej.

Ndërsa zëvendësministrja Voda ka theksuar se nga pala shqiptare do të vazhdojë të mbështesë Republikën e Kosovës, në anëtarësimin në organizata ndërkombëtare për bashkëpunimin policor, si dhe ka theksuar nevojën avancimit të bashkëpunimit në fushën e hetimeve të përbashkëta për çështjen e migrimit ilegal.

/Epoka e re/

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Ushtria siriane ka pushtuar një pjesë të madhe të territorit…