Zëvendësministri Zeka vizitoi Drejtorinë Rajonale të Policisë

13 dhjetor 2017 | 12:05

Zëvendësministri i Punëve të Brendshme, Izmi Zeka, ka vizituar Drejtorinë Rajonale të Policisë në Gjilan.

Ai është pritur nga nënkoloneli Shaban Azizi, zëvendësdrejtor i Policisë Rajonale në Gjilan, i cili ka njoftuar Zekën në lidhje me gjendjen e sigurisë dhe për punën që po e bënë policia për ofrim të një ambienti të sigurt në këtë komunë.

Gjatë këtij takimi u përmendën rezultatet e punës dhe sfidat me të cilat ballafaqohet policia gjatë kryerjes së punëve të përditshme.

Zëvendësministri Izmi Zeka, ka inkurajuar stafin rajonal të policisë, ku theks i veçantë i është kushtuar luftimit të narkotikëve, vjedhjeve dhe aksidenteve në trafikun rrugor.

Nënkoloneli Azizi, ka kërkuar përkrahje në krijimin e kushteve më të mira për punë, si dhe mbështetje më të madhe logjistike në vetura në pajisje të tjera të domosdoshme për punë.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan, u ka bërë thirrje…