Zëvendësministrja Bakija-Deva: Komuna e Podujevës së shpejti me Hartë Zonale

18 shtator 2020 | 14:53

Në Ministrinë e Ekonomisë dhe Ambientit, është mbajtur takim pune me zyrtarë të komunës së Podujevës, përfaqësues të GIZ-it dhe përfaqësues të MEA-së, ku u shqyrtua drafti final i hartës zonale të komunës së Podujevës.

Zëvendësministrja Ekonomisë dhe Ambientit, Burbuqe Bakija-Deva, ka thënë se komuna e Podujevës së shpejti me Hartë Zonale.

“MEA mbetet e përkushtuar në kompletimin e dokumenteve të planifikimit hapësinor sepse përmes këtyre dokumenteve arrihet rregullimi i hapësirës dhe në këtë kontekst është parakusht për zhvillim të qëndrueshëm në aspektin ekonomik, social dhe mjedisor”, ka thënë ajo.

(Q.R / Epoka e re)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i degës së Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) në…