Zgjedhja e Luljeta Aliut, deputetja e AAK-së: LV-ja ka politizuar edhe KPM-në
Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Albana Bytyqi, ka reaguar pas zgjedhjes së Luljeta Aliut anëtare të Komisionit të Pavarur të Mediave (KPM).
Ajo në “Facebook”, ka shkruar se Lëvizja Vetëvendosje ka politizuar edhe KPM-në, derisa ka shtuar se është tejet e shqetësuar se deri “ku ka shkuar niveli i këtij pushteti”.
“Përgëzime edhe njëherë Lëvizjes Vetëvendosjes, për politizimin e KPM-së, duke përzgjedhur sot, si anëtare të këtij Komisioni përkrahësen dhe militanten e tyre, Luljeta Aliu. Tejet shqetësuese se deri ku ka shkuar niveli i këtij pushteti dhe çfarë është në gjendje të bëjë për të kapur secilin institucion për ta ushtruar ndikimin e tij”, ka shkruar ajo.
Ndryshe, Luljeta Aliu është zgjedhur anëtare e Komisionit të Pavarur të Mediave.



