Zgjedhja e presidentit nga populli, Rrustemi i VV-së mendon se ska rëndësi vonesa prej 14 vitesh: I mbetet deputetëve të votojnë ose jo

05 mars 2026 | 18:57

Deputeti Adnan Rrustemi nga Lëvizja Vetëvendosje ka deklaruar se vullneti i 120 deputetëve nuk mund të mbahet peng nga komisionet parlamentare, duke mbrojtur idenë e presidentes Vjosa Osmani për dërgimin e amendamenteve për ndryshimin e Kushtetutës.

Gjatë mbledhjes së Komisioni për Legjislacion të Kuvendit të Kosovës, Rrustemi tha se amendamentet do të dërgohen në seancë plenare edhe pse me vonesë, ndërsa vendimi përfundimtar i takon deputetëve.

“Sot po i dërgojmë në seancë, me një rrethanë specifike, me vonesë dhe i mbetet deputetëve të votojnë ose jo”, tha ai.

Sipas tij, komisionet parlamentare janë vetëm trupa ndihmëse të Kuvendit dhe nuk duhet të shërbejnë si pengesë për vendimmarrjen në seancë.

“Komisionet janë trupa ndihmëse, nuk janë filtra të domosdoshëm. Ka mundur edhe të mos mbahet kjo mbledhje. Shumë mirë që po mbahet, por nuk janë filtra komisionet që nëse nuk kalon diçka aty të mbahet peng vullneti i 120 deputetëve. Në asnjë mënyrë. Ne këtu, 11 anëtarë, vetëm e ndihmojmë Kuvendin”, tha Rrustemi.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Juristi Faton Fetahu ka reaguar pasi Vjosa Osmani procedoi në…