Zgjedhjet e brendshme në AAK, Haradinaj pret udhëheqjen e degës në Viti

08 prill 2022 | 10:48

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka takuar udhëheqjen e degës së kësaj partie në Viti, me të cilët ka biseduar për zgjedhjet e brendshme në parti dhe mbarëvajtjen e tyre.

“Përkushtimi dhe mobilizimi i të gjitha strukturave, garanton rritjen dhe fuqizimin e Aleancës në Viti si dhe ofron alternativë të mirë qeverisëse për komunën”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e vet në “Facebook”.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kosova përmes Agjencionit për Mbrojtjen e Mjedisit ka shënuar progresin…