
Zgjedhjet e jashtëzakonshme, ministri Zemaj viziton edhe Podujevën
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka vizituar sot Komunën e Podujevës, për të parë nëse po respektohen masat anti-Covid derisa po votohet për të parin e kësaj komune.
Zemaj ka shkuar në Podujevë për të mbikëqyrë nëse po respektohen masat anti-Covid të rekomanduara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës.
Ndërkohë, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka publikuar masat të cilat duhet të respektohen gjatë pjesëmarrjes në zgjedhje.
KQZ-ja ka njoftuar se për të votuar duhet të mbahet maska mbrojtëse duke mbuluar hundën dhe gojën, po ashtu duhet të mbahet distanca fizike prej 2 metrave, derisa qytetarët presin në radhë për të hyrë në vendvotim e po ashtu brenda vendvotimit.
Gjatë hyrjes duhet të dezinfektohen duart, ndërkaq pas dezinfektimit të duarve duhet të prezantohet dokumenti i identifikimit duhet të hiqet maska mbrojtëse për t’u identifikuar nga anëtari i vendvotimit.
Këto janë të gjitha masat që duhet të zbatohen sot gjatë votimit në Podujevë dhe Mitrovicë të Veriut: