Zgjedhjet e pjesshme vendore në Shqipëri, KQZ-ja propozon 6 marsin

19 janar 2022 | 15:32

Kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi ka deklaruar se ka komunikuar me Presidentin Meta që të jetë data 6 mars dita kur mund të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme vendore në gjashtë bashkitë e vendit.

Përmes një postimi në rrjetin social Twitter, Celibashi shprehet se kjo datë i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor.

“Komunikova sot me Presidentin e Republikës për datën e zgjedhjeve të pjesshme në 6 bashki. Bisedova me Presidentin që mundësisht të konsiderojë datën 6 mars 2022 si datë të zhvillimit të zgjedhjeve. Si një nga datat e mundshme sipas ligjit kur mundet të zhvillohen zgjedhjet, data 6 i jep pak më shumë kohë KQZ në përgatitjen më të mirë të mundshme të këtij procesi zgjedhor”, shkruan Celibashi në Twitter.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Klubi i basketbollit, Peja njofton se është përforcuar me basketbollistin…