Zgjedhjet e reja nuk zgjidhin asnjë problem

10 korrik 2019 | 22:56

Deputeti i Kuvendit të Kosovës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Zenun Pajaziti, ka vlerësuar se shkuarja në zgjedhje të parakohshme nuk do t’i kontribuonte përmirësimit të gjendjes në vend.

Përkundrazi, ai ka thënë se zgjedhjet nuk mund ta zgjidhin asnjë prej problemeve me të cilat po përballet Kosova.

Në këtë intervistë dhënë për gazetën “Epoka e re”, Pajaziti ka deklaruar se dialogu është tema më serioze me të cilën duhet të merremi dhe, sipas tij, çdo tentim i shmangies nga kjo temë do ta dobësojë pozicionin e Kosovës.

Ai ka theksuar se finalizimi i dialogut me Serbinë është ndër sfidat më të vështira që nga paslufta, por edhe një shans historik për ta përmbyllur këtë kapitull.

(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e së enjtes të gazetës “Epoka e re”)

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Sot u bë e ditur se policia malaziase ka dënuar…