Zgjedhjet në Mal të Zi, LV-ja: Shqiptarët duhet të dalin në votime

28 gusht 2020 | 22:48

Vetëvendosje ka bërë të ditur se në mbledhjen e sotme të kryesisë së saj e kanë trajtuar mbajtjen e zgjedhjeve në Mal të Zi më 30 gusht.

Nga VV thonë se në zgjedhjet qendrore, shqiptarët në Mal të Zi garojnë në dy lista: Lista Shqiptare dhe Koalicioni Shqiptar “Bashkë nji za”.

“Këto zgjedhje janë tejet të rëndësishme për Malin e Zi dhe për rajonin, dhe jo vetëm për shqiptarët që jetojnë atje. Prandaj, Lëvizja VETËVENDOSJE! u bën thirrje shqiptarëve që me votën e tyre të kontribuojnë në rritjen e numrit të përfaqësuesve shqiptarë nëpër institucione shtetërore të Malit të Zi”.

“Natyrisht mbetemi me shpresë se përfaqësimi të jetë sa më i denjë e cilësor, që të mund të konstatojmë progres në legjislaturën e ardhshme”.

“Me këtë rast, Lëvizja VETËVENDOSJE! shpreh keqardhjen e saj për mosunifikimin e shqiptarëve në një listë zgjedhore. Duket që elementet problematike të ndarjes e përçarjes nga viti 2012 kur ne provuam të krijojmë një listë të përbashkët janë po aty edhe sot e kësaj dite. Tani jemi ku jemi, dhe kjo nuk do të thotë që këto zgjedhje nuk mund të prodhojnë një rezultat të favorshëm nëse pjesëmarrja e shqiptarëve është masive. Dy listat shqiptare nuk forcohen duke e dobësuar njëra-tjetrën, por duke i kthyer votuesit shqiptarë që votojnë partitë joshqiptare”, thuhet në njoftimin e LVV-së.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Në stacionin policor Qendra në Prishtinë një qytetar gjatë ditës…