Një person dorëzon në polici mbi 200 euro, i kishte gjetur në rrugë

28 gusht 2020 | 22:41

Në stacionin policor Qendra në Prishtinë një qytetar gjatë ditës së sotme ka dorëzuar një shumë parash në vlerë të mbi 200 eurove, transmeton Klan Kosova.

Këtë e bëri të ditur për klankosova.tv Flora Ahmeti, zëdhënëse për media në stacionin Qendra.

“Sot rreth orës 17:00 një qytetar i ka dorëzuar një shumë parash (mbi 200 euro) në stacionin policor Qendra në Prishtinë. Pala ka deklaruar se parat e humbura i kishte gjetur në rrugë, në Lagjen e Muhaxherëve në Prishtinë”.

“Duke falënderuar qytetarin për bashkëpunimin, ftojmë pronarin e këtyre të hollave të lajmërohet në Stacionin Policor Qendra në Prishtinë, që të kryej procedurat e nevojshme rreth pranimit të parave të humbura”, ka thënë Ahmeti.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Fillimi i vitit të ri shkollor është shtyrë për 14…