Zgjerohet linja 15 e Trafikut Urban

04 qershor 2026 | 20:43

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se do të zgjerohet linja 15 e Trafikut Urban.

Në njoftim thuhet se nga nesër transporti publik do të zgjerohet edhe deri në Qafën e Prapashticës, siç thuhet, duke përmirësuar qasjen dhe lëvizjen për banorët e kësaj zone, përcjell Klankosova.tv.

“Ky zgjerim i Linjës 15 mundëson lidhje më të mirë të fshatrave të Gollakut me Prishtinën dhe lehtëson qarkullimin e përditshëm të qytetarëve”, thuhet në njoftimin e komunës.

Destinacionet:

  • Prapashticë
  • Qafa e Prapashticës
  • Gllogovicë
  • Hajkobillë

 Pikënisja:

Stacioni te Xhamia e Llapit

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kandidatja për deputete nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK),…