‘Zgjoi’ përfshihet në filmat më të mirë të vitit 2021 sipas kritikëve të radios ‘WBUR”

17 dhjetor 2021 | 08:48

Filmi “Zgjoi”, si njëri ndër më të suksesshmit në kinematografinë e Kosovës, është duke vazhduar suksesin e madh

Së fundmi, regjisorja Blerta Basholli ka bërë të ditur se filmi i saj është përfshirë në “Filmat më të mirë të vitit 2021, sipas kritikëve të radios “WBUR”, e cila është e vendosur në Boston, Massachusetts, në pronësi të Universitetit të Bostonit, transmeton KultPlus.

’Zgjoi’ është një dramë e zjarrtë e bazuar në historinë e vërtetë të Fahrijes, e cila, si shumë nga të vejat në fshatin e saj patriarkal në Kosovë, duhet të gjejë një mënyrë për të siguruar familjen e tyre.

Në sfondin e trazirave civile të Evropës Lindore dhe mizogjinisë së vazhdueshme, Fahrije dhe gratë e fshatit të saj bashkohen në një luftë për të gjetur shpresë përballë një të ardhmeje të pasigurt.” – thuhet në njoftimin e festivalit në Instagram.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kaligrafia arabe tashmë është trashëgimi botërore jomateriale. Futja në lisën…