Zhduket një 17 vjeçare nga Ferizaj

05 maj 2025 | 08:37

Një 17-vjeçare nga Ferizaj është larguar nga shtëpia tri ditë më parë, dhe familjarët nuk dinë asgjë për të.

Rastin në polici e ka paraqitur nëna e saj. Kështu ka bërë të ditur për Telegrafin, zëdhënësi i policisë në Ferizaj, Kanun Veseli.

“Më datë 05.05.2025, rreth orës 02:00, në stacionin policor në Ferizaj është raportuar një rast për një person të zhdukur femër, 17 vjeçare. Sipas nënës së saj ajo më 02.05.2025, rreth orës 19:30,  ka dalë nga shtëpia dhe nuk është kthyer”, ka thënë Veseli.

Në momentin e largimit, ajo kishte veshur një bluzë të bardhë, është rreth 170 cm e gjatë, peshon rreth 83 kg, me flokë dhe sy ngjyrë kafe.

“Rasti i është referuar njësitit të hetimeve rajonale për veprime të mëtejme. Për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit”, ka thënë Veseli.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
CEO i SpaceX, Elon Musk ka njoftuar se se sistemi…