Zhduket një djalë në Gjakovë, babai e lajmëron rastin në Polici

11 korrik 2023 | 13:06

Një person ka njoftuar se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij.

Në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se rasti ka ndodhur më 09 korrik rreth orës 19:30, në Gjakovë. Tutje bëhet e ditur se rasti është në procedurë hetimore.

“Ankuesi mashkull kosovare ka njoftuar policinë se djali i tij është larguar nga shtëpia dhe nuk dihet për vendndodhjen e tij. Rasti në procedurë hetimore”, thuhet në raport.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Drejtuesi i emisionit “Rubikon”, Adriatik Kelmendi, ka reaguar lidhur me…