Zhduket një grua në Istog  

12 maj 2021 | 13:34

Një person ka raportuar se nëna e tij është larguar nga shtëpia dhe ende nuk ka njohuri se ku gjendet.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur të dielën rreth orës 17:00 në Istog.

Siç thuhet në raport, me urdhër të prokurorit rasti është iniciuar. “Ankuesi mashkull kosovar ka  raportuar se nëna e tij nga data e lartcekur është larguar nga shtëpia dhe deri me tani nuk ka njohur se ku gjendet. Me urdhër të prokurorit kujdestar, rasti është iniciuar”, thuhet në raport.

 

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Tashmë është zyrtare, Virgil Van Dijk nuk do të jetë…