Zhduket një i mitur në Fushë-Kosovë

09 prill 2024 | 09:09

Një i mitur është raportuar i zhdukur në Fushë-Kosovë.

Sipas policisë, ai është larguar nga shtëpia që nga 4 prill dhe se që atëherë nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tij.

“Rr. 28-Nëntori, Fushë Kosovë / 04.04.2024 – 11:00. Ankuesja kosovare ka raportuar se djali i saj i mitur me datën e cekur ka dalë nga shtëpia dhe nuk dihet vendndodhja e tij.  Rasti është duke u hetuar”, thuhet në njoftim.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Beteja e Koshares më 9 prill 1999, në kuadër të…