Zhduket një person në Gjakovë

23 tetor 2022 | 11:21

Policia e Kosovës ka njoftuar se është zhdukur një person në Gjakovë.

Sipas policisë rastin e ka raportuar nëna e tij dhe sipas saj, i njëjti ishte përdorues i substancave narkotike.

Ky person ka dalë nga shtëpia e tij më 21.10.2022 dhe nuk është kthyer ende. me ç’rast nuk i dihet as vendi i ndodhjës së tij.

“Ankuesja femër kosovare ka raportuar se djali i saj kosovar është larguar nga shtëpia dhe ende nuk dihet vendi i ndodhjes së tij. Sipas ankueses viktima është përdorues i substancave narkotike. Rasti është duke u hetuar”, ka bërë me dije policia.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Është arrestuar një person në Pejë, kjo pasi sipas policisë…