Zhegrova në dyshim edhe për ndeshjen me Real Madridin

19 tetor 2025 | 13:12

Edon Zhegrova nuk është pjesë e ekipit të Juventusit për ndeshjen e së dielës ndaj Comos (12:30). Por sulmuesi i krahut rrezikon t’i mungojë Juves edhe në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Real Madridit.

Kështu të paktën ka raportuar të dielën “La Gazzetta dello Sport”.

Zhegrova u aktivizua si zëvendësues në dy ndeshjet e Kosovës, por pati telashe të tjera pas kthimit te Juventusi.

Sipas gazetës së madhe italiane “dy paraqitjet për Kosovën dolën fatale për Zhegrovën”. Ai pas kthimit në Torino është ankuar për dhembje në pjesën e poshtme të barkut. Për shkak të këtyre telasheve nuk ka luajtur që nga dhjetori i vitit të kaluar e deri në shtator të këtij viti.

Juve të mërkurën luan me Real Madridin në kuadër të fazës së ligës në Champions.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Motoristëve që kanë marshuar nga Prishtina dhe vende evropiane me…