Zhegrova pjesë e formacionit të javës në Ligue 1

15 janar 2024 | 12:56

Futbollisti i Kosovës, Edon Zhegrova ka vazhduar me paraqitje fantastike në elitën e futbollit francez Ligue 1 me fanellën e Lille.

Sulmuesi kosovar ka gjetur sërish golin këtë javë, kësaj radhe në fitoren bindëse të Lille 3-0 ndaj Lorient.

Ishte minuta e fundit e ndeshjes, kur Zhegrova depërtoi bukur nga krahu i djathtë dhe me një gjuajtje të fortë me të majtën realizoi për rezultatin përfundimtar 3-0.

Ylli dardan kishte notë të lartë 8,4 dhe ishte ndër lojtarët me paraqitjen më të mirë në xhiron e 18-të në Ligue 1.

Sofascora e ka vendosur reprezentuesin kosovar në formacionin e javës në Ligue 1, ku në këtë formacion janë: Ndiay, Chardonnet, Marquinho, Gigot, Melou, Gomez, Zhegrova, Operi, Dembele, Mbappe, Barcola.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Asamblistët e Komunës së Mitrovicës së Veriut kanë pranuar kërkesën…