Zhvarroset Diego Armando Maradona!

02 dhjetor 2020 | 23:15

Autoritetet në Argjentinë janë duke u përpjekur që të zbulojnë detajet e vdekjes së legjendës argjentinase, teksa gjatë ditës së martë ata kanë zhvarrosur trupin e Maradonës për të bërë autopsi zemrën e tij.

Para disa ditëve u tha se autoritetet e drejtësisë kishin përfunduar me mbledhjen e gjakut, urinës, mukozës dhe pjesëve të tjera të trupit nga Diego Armando Maradona, i cili vdiq nga një atak kardiorespirator javën e kaluar në moshën 60 vjeçare.

Sipas një media në Argjentinë, e quajtur “Data Clave”, mjekët do të zhvillojnë hetimet edhe të mërkurën.

Madje kjo media ka shkruar se mjekësia ligjore hoqi zemrën e Maradonës nga trupi dhe se ajo peshonte dy herë më shumë se normalja.

Kjo është bërë për të bërë edhe më shumë analiza në laborator, si pjesë e punës së kërkuar nga mjekët ligjorë që po e kryejnë autopsinë e Maradonës.

Sipas këtij portali, qëllimi është që të kryhen edhe disa studime toksikologjike, për të hetuar nëse në trupin e Maradonës kishte gjurmë të konsumimit të alkoolit, drogës apo ndonjë substance tjetër të palejueshme.

“Data Clave” ka shkruar se Maradona vuante edhe nga sëmundja “Kardiomiopatia e zgjeruar”, apo zemra e rritur derisa zemra e tij peshonte 500 gramë, dy herë më shumë se një zemër normale. Media thotë se autoritetet synojnë që të analizojnë se si funksiononte zemra para se të vdiste lojtari.

Zëdhënësit për hetimin e shkakut të vdekjes së Diego Maradona thonë se nuk do të ketë rezultate përfundimtare të mërkurën, madje edhe ato të bërë nga urina dhe gjaku.

Sipas gjetjeve fillestare të ekipit mjeko-ligjor, Maradona vdiq si rezultat i “edemës akute të mushkërive sekondare ndaj dështimit kronik të zemrës të përkeqësuar”.

Lajme të sponsorizuara

Të fundit
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa, po e…