
Zhvarrosja e heronjve të UÇK-së: Dëshmori kishte municione me vete në varr
20 maj 2025
| 08:38
Gjashtë dëshmorë të Vrellës së Istogut u eks-humuan nga varret ku pushuan mbi dy dekada.
Për zhvarrimin e njërit prej tyre u desh edhe ndihma e FSK-së meqë ishte varrosur me municion.
Mbetjet e tyre mortore u dërguan në morg derisa të vendoset data e rivarrimit në kompleksin memorial.
Krejt ky proces zhvarrimi, që nisi në Vrellë, po bëhet që 47 të rënët e komunës së Istogut të prehen në një vend.
Rivarrimi i trimave të Vrellës pritet të bëhet më 20 qershor, ndërsa homazhet do të bëhen çdo dymbëdhjetë prill në Ditën e Dëshmorëve të Istogut.